Me përplasje të shumta u shoqërua seanca që zgjati deri në orët e vona të natës, e ku kryeministri po raportonte për dialogun me Serbinë.
Kurti i është përgjigjur akuzave të opozitës për dialogun me Serbinë duke thënë se ai vet nuk ka ndryshuar për të keq, porse siç ka thënë ai “opozita po sheh ndryshe tash”.
Në seancën e natës, duke përmendur emrat e deputetëve që kanë votuar për formimin e Asociacionit më 2013, Kurti ka thënë se qëndrimet e tyre tash tregojnë se ata po shohin me sy të tjerë.
Ndër emrat që kryeministri përmendi ishte edhe ai i Ganimete Musliu.
Raegimi i deputetes së PDK-së, ishte i ashpër.
“Ti je frikacak. Ti je shkatërrues.Ti nuk ke guxu me marrë automatin në Qirez. Ke thanë po shkoj në Prishtinë se i kam do punë.” – tha Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ndaj kryeministrit Albin Kurti.
“Po po, është e vërtetë,” – i tha ajo Kurtit, derisa u duk se ky e kundërshtoi. “Ka edhe dëshmitarë për këtë punë,” – vazhdoi Musliu.
“Unë jam krenare për çdo vendim që e kam marrë Albin. Ju jeni frikacaka.” vazhdoi tutje ajo.
Kurti-opozitës: Nuk kam ndryshuar unë për të keq, por ju po këqyrni ndryshe