×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu: Mazhoranca në luftë me vetveten, duan të votojnë për Trustin, lideri i tyre suprem i thërret për rezistencë

    Reporteri
    22 Qershor 2022 | 17:13

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka komentuar ndërprerjen e seancës së sotme për Trustin duke thënë se deputetët e Kuvendit megjithatë nuk do të mund t’i ikin kërkesës së qytetarëve për votim të Trustit.

    Musliu, përmes një postimi në Facebook, tha se shumica paralamentare do që ta votojë Trustin mirëpo, sipas saj, kryeministri Kurti po u thërret për rezistencë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Shumica parlamentare është në luftë me vetveten. Arsyeja i thërret të votojnë për Trustin, ndërsa lideri i tyre suprem i thërret për rezistencë”, ka shkruar ajo.

    Kryeparlamentari Konjufca ka paralajmëruar se seanca e sotme do të vazhdojë nesër me fillim nga ora 10:00. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë i deputetes:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!