×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Musliu i quan “zhyllana” deputetët e VV-së: Ka ardhur koha Kurtit t’i japim një leksion politik

    Reporteri
    29 Qershor 2025 | 13:23

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar daj veprimeve të qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar pushtetin për përpjekje për instalimin e një sistemi monist dhe për mosrespektim të Kushtetutës.

    “Prej një qeverie që brenda katër vitesh procedon 11 ligje antikushtetuese, nuk pritet respektim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese,” tha Musliu.

    Ajo shtoi se përballë këtij qëndrimi, është koha që opozita të mos respektojë rregulloren e Kuvendit dhe ta rikthejë debatin politik aty ku i takon.

    Musliu theksoi se është momenti për një reagim të vendosur kundër siç i quajti “marionetat e VV-së”, duke theksuar nevojën për t’i dhënë një “leksion politik” Albin Kurtit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!