×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu në hapjen e partisë së Zekës, për herë të parë zbulon se ata kanë lidhje gjaku

    Reporteri
    29 Qershor 2019 | 12:50

    Ka filluar ceremonia e prezantimit të partisë më të re të Kosovës, Partisë Euroatlantike.


    Në këtë ceremoni ndër të tjera po marrin pjesë edhe deputetë të partive të tjera. Aty të pranishëm ishin edhe deputetët e PDK-së Nait Hasani e Ganimete Musliu.

    Musliu ka mbajtur një fjalim emocionues, ku ndër të tjera ka zbuluar një fakt të pathënë më parë. Musliu ka zbuluar se ajo dhe Zeka kanë lidhje gjaku, shkruan Reporteri.net

    Ndër të tjera ajo ka thënë rrugëtimi i Milaim Zekës nuk do të jetë i lehtë, mirëpo beson në suksesin e tij.

    “Sot jam këtu jo për t’u veçuar nga kolegët e mi e as për t’u dalluar nga ta. Sot jam këtu për të treguar se para se të jemi politikanë jemi njerëz që jetojnë në të njëjtin vend.  Jam këtu Milaim Zekën, sepse jeta jote i pëlqeu apo jo dikujt lidhet me rrugën e Kosovës. Duke të njohur personalisht si bashkëfamiljare, ne kemi lidhje gjaku dua të them se rruga jote që lidhet me fatin e Kosovës nuk është aspak e lehtë, por mbi të gjitha është rrugë që lidhet me krenari dhe suksese. Unë do ta them sot një fakt që s’ta kam thanë asnjëherë: pas largimit të dhunshëm të policisë së Kosovës atëherë nga sistemi, gjyshja e Kosovës çdo polic që e shikonte e pyeste se a je ti ai që ke ardhë për ta arrestuar Milaim Zekën.

    Sot ndihem krenare me ty me suksesin tënd, jam e bindur se gjyshja Vahide nga lart është shumë krenare me ty. Partia që po fillon sot rrugën e saj të re, uroj dhe shpresoj që sikur emrin ta ketë edhe programin dhe vlerat demokratike që do ta shoqërojnë në rrugëtimin politik”, është shprehur ndër të tjera Musliu. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!