×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu: Nuk guxon më të ndodh që AKI-ja të mbetet gjatë pa drejtor

    Reporteri
    23 Prill 2021 | 14:40

    Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu pas përfundimit të mbledhjes së këtij komisioni, tha para mediave se vakumi institucional ka lënë pasoja në AKI.


    Ajo u shpreh se në bazë të asaj çfarë raportoi para komisioni, zëvendësdrejtoresha e AKI-së, Vlora Hyseni u kuptua se nuk bënë të ndodhë më kurrë që AKI-ja të mbetet kaq gjatë pa drejtor.

    “Sot kishim mbledhje të rregullt të komisionit, ku në raportim kishim zv.drejtoreshën e AKI e cila nga dhjetori deri më 15 prill ka ushtruar edhe detyrën e drejtori nga vakumi institucional që është krijuar me mos zgjedhjen e drejtori të ri”.

    “Mbledhja shkoj në frymën normale dhe zëvendësdrejtoresha na njoftoj për punën dhe deputetët parashtruan pyetje të shumta dhe mund të konstatoj që përmes këtij raportimi u nënkuptua që vakumi institucional ka lënë gjurmë në këtë institucion dhe duhet të kemi parasysh që një shtyrje kaq e gjatë pa drejtor të AKI-së nuk duhet të ndodhë më të ardhmen kushdo qoftë në krye të shtetit apo kushdo që ka qenë paraprakisht, nuk guxon në asnjë formë për interesa personale e politika ditore, institucioni më vital I shtetit të ketë vakum kaq të gjatë në zgjedhje të drejtorit”, u shpreh Musliu.

    Kujtojmë se ditë më parë në krye të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë është emëruar Petrit Ajeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!