Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), njëherit edhe deputete e PDK-së, Ganimete Musliu në një intervistë për Ekonomia Online ka bërë të ditur se kreu i këtij institucioni, ka raportuar për punën gjashtë mujore.
Sipas saj, drejtori Petrit Ajeti, u ka thënë se në përgjithësi gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe nuk ka vend për shqetësime.
“Sot kishim në raport të rregullt për 6 mujorin e parë të vitit drejtorin e Agjencinë për Inteligjencë Petrit Ajeti dhe është raportuar në përgjithësi për punën, aktivitetin e AKI-së dhe gjendjen e sigurisë në vend”.
“Duke u bazuar në informatat që janë marrë nga zotëri Ajeti si drejtor i kësaj agjencie gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe ka hapësirë për shqetësime ose për ndonjë shqetësim shtesë te qytetarët e Kosovës”, tha Musliu.
Ajeti ka raportuar në këtë Komision me dyer të mbyllura, pa praninë e medieve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.