×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu: Pasojat që i ka shkaktuar qeveria “shkurti” janë të pariparueshme

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 14:56

    Deputetja Ganimete Musliu tha se lojën me simbole shtetërore e ka filluar qeveria “shkurti”, duke iu referuar me këtë emër qeverisë së Albin Kurti.


    Ajo theksoi se si deputetë nuk guxojnë të lejojnë të vazhdojë të njëjtën lojë edhe kjo qeveri.“I lus mediat ta verifikojnë dhe të gjithë ata që mundohen të poshtërojnë simbolet e Kosovës kushdo qoftë të sanksionohen qofshin serb, shqiptarë apo dikush tjetër”, tha ai.

    E deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Rexhaj, tha se edhe pse qeveria Kurti ishte e shkurtë ka qenë sipas tij shembull se si qeveriset.

    “Ganja tha se qeveri shkurti por kemi dhënë shembull në Republikën e Kosovës në institucione se si qeveriset mirë dhe drejtë”, tha ai.Musliu u kundërpërgjigj se ” ka qenë qeveri e shkurtë por pasojat që i ka shkaktuar kjo qeveri janë të pa riparueshme”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!