Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka bërë sërish thirrje tek qytetarët që të mos i përgjigjen Fondit të Sigurisë, që ajo e quajti “Fond Plaçkitës” në formën se si është aktualisht.
Musliu tha se nuk është kundër Fondit të Sigurisë në parim, por është kundër Fondit të Sigurisë ashtu siç është krijuar.
“Dua të shfrytëzojë rastin që fuqishëm në këtë vend të them që asnjëherë s’kam qenë kundër Fondit. Kam qenë kundër mënyrës se si u bë ky Fond. Edhe sot publikisht bëj thirrje që të mos i përgjigjeni këtij Fondi Plaçkitës siç është ky aktual”, tha Musliu.
Tutje, Musliu tha se Fondi duhet të jetë projekt i përhershëm dhe i mbështetur në ligj.
“Fondi duhet të krijohet si projekt i përhershëm, i mbështetur në ligj. Kështu do të bëhej një fond i qëndrueshëm dhe do të kishte adresë llogaridhëniejeje”, tha Musliu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.