Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar qeverinë Hoti për mënyrën si e ka menaxhuar situatën me pandeminë.
Ajo thotë se shteti ynë ka dështuar, pasi shtetet tjera kanë filluar të shpërndajnë pakon e katërt si ndihmë për qytetarët e Kosova ende nuk e ka përfunduar pakon e parë.
“Qeveria aktuale nuk e ka marrë në gjendje të mirë menaxhimin e pandemisë dhe tani fare nuk e ka nën kontroll. Sot ka shifra të cilat nuk kemi asnjë element që na tregon e vërteton ato. Me menaxhimin e pandemisë kemi dështuar, derisa shtetet tjera kanë filluar me pakon e tretë e katërt, kjo qeveri nuk ka arritur ta realizojë as pakon e parë”, ka thënë Musliu në REPORTERI/INTERVISTA.
Ajo ka thënë se PDK në kohën e rishikimit të buxhetit ka dale mbi vetveten dhe rolin e saj opozitar për shkak se në pyetje të jepeshin 170 euro, që sipas saj ende ato të gjithë nuk i kanë marrë.
E pyetur se a është për mbyllje totale për shkak të rritjes së rasteve, Musliu ka thënë se është që qytetari të ketë mundësi të jetojë i pa rrezikuar.
“Masat nuk mundem me i marrë ne ndaras prej krejt botës, duhet t’’iu përmbahemi këshillave të IKSHP-së”, ka thënë ajo.
Musliu ka thënë se nuk është e mjaftueshëm mbyllja e kafiterive, pa një analizë.
“Nuk mjafton një vendim i qeverisë edhe vendi po shkon në mbyllje”, ka pohuar ajo.
/Reporteri.net/.