×
  • Lajme
  • Lajme / Reagim

    Musliu: Qytetarët po ia shohin hajrin Bedri Hamzës ende pa u bërë kryeministër

    Reporteri
    29 Tetor 2024 | 14:01

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas njoftimit të ekzekutivit për rritjen e pagave në sektorin publik nga janari i vitit të ardhshëm.

    Me ç’rast, Musliu ka thënë se qytetarët po ia shohin “hajrin”, Bedri Hamzës, ende pa u bërë kryeministër, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Madje, Musliu pretendon se me kandidimin e Hamzës për kryeministër nga PDK-ja, qeveria po “ngrit”, pagat në sektorin publik

    “Bedri Hamzes kane fillu me ja pa hajrin qytetaret ende pa e marre zyrtarisht mandatin e Kryeministrit. Prej qe Partia Demokratike e ka kandidu per Kryeminister u mbyte duke I “ngrite” pagat Qeveria. Ama qytetaret tash po numrojne Nentor, Dhjetor, Janar, BEDRI HAMZA”, ka shkruar Musliu në Facebook.

    Kurti në një konferenë të thirrur për media, deklaroi se nga vitit 2025, do të ketë rritje të pagave në sektorin publik.

    Ai tha se nga janari do të jetë një pjesë e rritjes së pagave, e nga korriku i 2025-s do të jetë pjesa e dytë e rritjes.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!