Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar sërish sqarime se përse Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes, Vjosa Osmani, ishte pjesë e aksionit ‘Defender Europe 2021’.
Ishte ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ai i cili nuk dha përgjigje për pytjen konkrete, duke thënë se për këtë çështje është komandanti i FSK-së, shkruan Reporteri.net.
“Më lejoni të ju informoj se ‘Defender Europe’, 2021 ka qenë një operacion i përbashkët i udhëhequr nga ShBA-të. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë 28 shtete, në mesin e tyre edhe mbi 300 ushtarë të FSK-së. Nuk po lëshohem në deklarata, sepse deklaratat e tilla e minojnë funksionin e këtij aksioni. Është komandanti ai i cili ka raportuar në Komision është deklaruar edhe para mediave, unë jam politik, ai është ushtarak”, ka thënë Mehaj.
Pas kësaj deklarate të Mehajt, ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Ajo kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të ministrit të Mbrojtjes.
“Kërkojë shkarkimin e menjëhershëm të këtij ministri. Ministri i FSK-së që nuk di kompetencat e veta. Kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të tij”, ka thënë ajo. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.