×
  • Lajme
  • Lajme / DPT te Fidani

    Musliu Shoshi: Asociacioni 2013-2015 ishte në shkëmbim të njohjes së ndërsjellë, tani është kusht për t’u anëtarësuar në KiE

    Reporteri
    01 Maj 2024 | 23:32

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, foli mbi aktualitetin politik në vend në emisionin DPT te Fidani, përcjell Reporteri.net.

    Ajo ka folur për prapaskenat rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    “Më 16-17 maj, janë ditët kur Kosova të futet në axhendë. Roli i Amerikës është i pakontestueshëm por ajo nuk është pjesë e këshillit. Fatkeqësi është që ajo ta humb besimi te z.Kurti, edhe nga aleatët tanë tjerë. Është sfiduese”, tha ajo.

    “Nga 46 shtete i kemi 34 që e kanë njohur republikën tonë. Neve na duhen 31 shtete të votojnë për. E ke si shtet njohës Hungarinë që e ke kundër, nëse e ke kundër Italinë por edhe Francën, automatikisht e humb numrin për t’u votuar”, tha Musliu Shoshi.

    Deputetja e PDK-së e ka përmendur edhe Asociacionin.

    “Shtetet më me ndikim në Bashkimin Evropian kërkojnë që të dërgohet draft-statuti i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh ajo.

    Musliu Shoshi, tha se “Kryeministri Kurti e ka sjellur Asociacionin”.

    “Asociacioni 2013-2015, ka qenë në shkëmbim të njohjes së ndërsjellë, tani Asociacionin e ke si kusht për t’u anëtarësuar në KiE”, u shpreh ajo.

    “Krejt problemi është te z.Kurti, nuk është te Kosova”, tha tutje ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!