Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se nuk i duhen partisë së saj 18 deputetët që t’ia bëjnë llugë kryeministrit Kurti, por sipas saj, kjo nuk është rruga e duhur.
“S’na duhen 18 deputetë për me ia bo llugë Albinit, por ajo s’është rruga e duhur”, është shprehur Musliu.
Musliu tha se Kurti ka harruar që tashmë është në pushtet dhe ka tjera obligime.
“Kurti po harron se është në pushtet. Kurti po del dhe po kërcënon opozitën, ndërkohë që ka tjera obligime tash”.
Tutje, Musliu foli edhe për PDK’në në Drenas dhe Skënderaj.
Ajo tha se në Drenas do të kaniddojë Lladrovci sepse kështu ka vendosur kryesia e PDK’së dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit.
Gjithashtu ftoi strukturat e PDK’së t’i respektojnë këto vendime.
E për Lushtakun tha se është e domosdoshme kandidatura e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.