×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu: Vjosa Osmani, a je presidente edhe e gazetarëve, dje u cënua liria e mediave

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 10:30

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka pyetur presidenten Vjosa Osmani se a është presidente edhe gazetarëve dhe mediave. Këtë reagim ajo e ka bërë pasi dje Osmani nuk e ka thënë asnjë fjalë lidhur me intervistimin që policia u ka bërë gazetarëve të Insajderit.


    Veprimi i policisë ngjalli shumë reagime e madje u cilësua si cenim i lirisë së medieve.

    Deputetja e PDK-së ka thënë se dje liria e mediave u cenua.

    Postimi i plotë i Musliut:

    “Vjosa Osmani, a je presidente edhe e gazetarëve dhe medias???

    Dje u cenua rënd liria e medieve në Kosovë, Ti heshte Presidente”

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!