×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu: VV ka punuar për bërjen e Gjykatës Speciale, kurrë s’ka qenë kundër

    Reporteri
    07 Shtator 2021 | 15:04

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se Vetëvendosje s’ka qenë asnjëherë kundër themelimit të Gjykatës Speciale.


    Po ashtu, Musliu akuzoi këtë parti se ka urdhëruar arrestimin e atyre që kundërshtojnë këtë gjykatë, duke iu referuar arrestimeve të sotme të pesë aktivistëve të PSD-së, përfshirë edhe kryetarin Dardan Molliqaj.

    “Në shumë intervista e kam thënë që VV s’ka qenë asnjëherë kundër Gjykatës Speciale. Ata kanë punuar shumë që të bëhet kjo gjykatë. Prandaj, nuk e gjeni askund në procesverbale dhe transkripte të Kuvendit votën e tyre kundër. Prandaj sot ata japin urdhra që kushdo që është kundër gjykatës të përgjaket e të burgoset. Përditë po e tregojnë fytyrën e vërtetë”.

    Musliu nuk kishte votuar pro themelimit të Dhomave të Specializuara, ndryshe nga Grupi Parlamentar i saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!