Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, bashkë me Vjosa Osmanin, Agim Veliun e Lutfi Hazirin kanë arritur ne Kuvendin e Kosovës për t’u takuar me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.
Ata po synojnë arritjen e një marrëveshje që do të rezultonte me krijimin e një koalicioni që do të drejtonte qeverinë e re të Kosovës.
Ndërkohë, edhe Albin Kurti, para pak minutash, është nisur nga selia e partisë së tij në drejtim të Kuvendit, shkruan Reporteri.net.
Ai, para gazetarëve, është shprehur optimist se do të arrijnë marrëveshje me LDK-në.
Krerët e dy partive që morën më së shumti përkrahje qytetare në zgjedhjet e fundit në Kosovë, janë takuar edhe dje, ku bashkë kanë biseduar për më shumë se tre orë, por që as atëherë nuk dolën me një marrëveshje përfundimtare. Madje, as nuk u deklaruan për media.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.