×
  • Lajme
  • Lajme / Ish-kryeministri

    Mustafa: Askush s’mund të ketë pushtet legjislativ dhe ekzekutiv njëherazi

    Reporteri
    16 Prill 2025 | 18:16

    “Përgjegjëse e vetme Vetëvendosja”, tha ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, rreth ndërprerjes së djeshme të seancës konstituive, ku Vetëvendosja synoi të vazhdojë me dhjetë anëtarë qeverie të zgjedhur edhe si deputet, të vazhdojë pa dorëheqje valide – kësisoj duke mbajtur dy pushtete.

    Mustafathotë se pushteti i Vetëvendosjes vetë ka shkruar e miratuar ligje – referuar Ligjit për Qeverinë – dhe vetë i shkel ato.

    “Sistemi ynë kushtetues është krejtësisht i qartë, askush nuk mundet që në të njëjtën kohë të ketë edhe pushtet legjislativ edhe ekzekutiv; të jetë edhe deputet edhe ministër; të jetë njëherazi edhe Kuvend edhe Qeveri”, tha Mustafa për Blic.

    “Ligjin për Qeverinë, i cili kërkon që qeveritarët në detyrë, të cilët zgjidhen deputetë, duhet të japin dorëheqje para se të certifikohen rezultatet, flet se kjo parti dhe kjo qeveri, ligjet i sjell për t’i shkelë vet dhe për të persekutuar të tjerët”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!