Pas videos së publikuar të VV-së, ka reaguar Besian Mustafa i LDK-së duke i quajtur përralla ato çfarë kishte thënë partia në pushtet, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas Mustafës, kjo video u shpërnda për të hedhur një “grusht hi syve” në një kohë kur çmimi i rrymës po rritet për herën e tretë gjatë kësaj qeverie dhe kur çmimet e produkteve janë të larta.
“Tash që rritet çmimi i rrymës për herën e tretë gjatë kësaj qeverie e çmimet e produkteve ushqimore kanë shpërthyer, VV del me një video ku tregon përralla për “sukseset” e saj. “Hedhju një grusht hi syve, i hajnë rrenat këta, qy!””, ka shkruar ai.
VV-ja përmes një video katër minutëshe tha se Qeveria Kurti është qeveria e parë në historinë tonë politike që realizon një mandat të plotë.
Në video thuhet se Qeveria Kurti u përballë në katër vite me pandëminë, luftën në Ukrainë, sulmet terroriste dhe se sipas tyre krejt këto sfida i kaluan me sukses.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.