×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa dhe Kurti pritet që të takohen sërish sot

    Reporteri
    10 Janar 2020 | 7:55

    Isa Mustafa dhe Albin Kurti, pritet që të takohen sërish sot.


    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pritet që të takohen sërish sot.

    Gjatë së enjtes ata kanë patur një tjetër takim ku nuk është arritur marrëveshja për koalicion.

    Takimi i djeshëm ka zgjatur dy orë dhe sicc mësohet vetëm është dakorduar që të vazhdojnë me bisedimet.

    Sikur Kurti, ashtu edhe Mustafa dolën nga ndërtesa e Kuvendit ku është zhvilluar takimi pa u prononcuar takimi.

    Para takimit, Mustafa ka thënë se po mundohen ta bëjnë marrëveshjen, ndërsa Kurti u shpreh se ende nuk ka marrëveshje dhe se ajo nuk varet vetëm nga ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!