Dy video të Albin Kurtit, permes të cilave fajsonte Lidhjen Demokratike që s’ka marrëveshje dhe një tjetër që propozon ministra, nuk i paten pelqyër aspak zyrtarët e partisë së Isa Mustafës.
Atëherë i paten quajtur qasje joserioze, por tani dikush nga LDK-ja ka një tjetër përshkrim për këto video, shkruan Reporteri.net.
Zëdhënësi i kësaj partie, deputeti Besian Mustafa i quan videot e Kurtit “video të Bollivudit”.
Në një postim të tij, ai përvec që e thotë këtë, thotë se VV-ja duhet ta pranojë ofertën e fundit të LDK-së.
“Këshilli i Përgjithshëm i LVV-së ftohet ta pranojë këtë propozim të balancuar. Kosova ka nevojë për Qeveri që punon, jo për video e filma Bollivudi. Pranojeni propozimin. Mos zvarritni. Let’s go!” Ka shkruar ai.
Ndryshe, “Bollywood” është industria indiane e filmit dhe është mjaft e shikuar, por për nga vlerat artistike lë për të dëshiruar./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.