Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pasur në agjendë që të takohet me Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa në 16:25.
Por ky takim është shtyrë për nesër për orën 09:00 të mëngjesit, njofton Klan Kosova.
Arsyet e dështimit që takimi të zhvillohet sot ende nuk janë bërë të ditura.
Rama nesër do të zhvillojë takimin me kryetarin në detyrë të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke nisë nga ora 11:00, nga ora 12:00 me Behgjet Pacollin e AKR-së, një orë më parë Kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe në orën 13:00 kryeministri shqiptar do të ketë deklarim për media. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.