Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka njoftuar se gjatë këtyre ditëve është takuar me të gjithë ambasadorët e QUNT-it.
Sipas tij, ambasadoret e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë në Kosovë, kanë shprehur vlerësim ndaj përpjekjeve të tij dhe Albin Kurtit për arritjen e një marrëveshje politike për bashkëqeverisjeje .
“Nuk ka pasur kërkesa eksplicite”, tha Mustafa para gazetarëve në një konferencë për media, pasi takojë anëtarët e këshillit Drejtues të LDK-së, shkruan Reporteri.net.
“Personalisht jam takuar më të gjithë ambasadorët e QUINT’it”, konfirmoi ai, derisa mohoi se është takuar vetëm me ambasadorin amerikan Philip Kosnett.
Tutje, Mustafa tha se takimi i radhës me Kurtin do të ndodhë pasi të marrë ftesë nga ky i fundit.
“Do të vazhdojmë t’i përgjigjemi ftesës së VV-së për takimet e ardhshme”, tha Mustafa.
“LDK mbetet e përkushtuar që të vazhdojmë edhe më tutje që të bëhen të gjitha përpjekjet që të arrihet një marrëveshje”, shtoj kryetari i LDK-së, derisa tha se Këshilli Drejtues i partisë së tij mbetet i vendosur se “LDK duhet në marrëveshje të vlerësohet karshi përkrahjes që ka marrë në zgjedhje, qoftë në ndarjen e përgjithësive me VV-në, qoftë për programin qeverisës të harmonizuar”.
Isa Mustafa, po ashtu, konfirmoi se nesër do të ketë takim me të dërguarit e Angela Merkelit në Prishtinë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.