×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa i thotë vetëm 2 fjalë para se t’i dalë përballë Kurtit

    Reporteri
    27 Janar 2020 | 16:44

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, bashkë me nënkryetarin Lutfi Haziri dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie, kanë arritur në Kuvendin e Kosovës.


    Në pyetjen e gazetarëve se a do të ketë sot marrëveshje LDK-VV, Mustafa u përgjigj shkurt.

    “Për ata po shkojmë, tash mbetet ta shohim, jemi të vullnetshëm për marrëveshje në mënyrë që të procedojmë matutje”, ka thënë ai.

    Sidoqoftë, ai nuk ka bërë të ditur nëse ka pasur ndryshime në pikën më të rëndëëishme, që është pozita e kryeparlamentarit.

    VV-ja, pak minuta më parë përmes Agim Bahtirit, tha se Glauk Konjufca nuk do të largohet nga pozita që ka, duke iu përgjigjur kështu Agim Veliut, që tha se LDK-ja qëndron në pozicionin që ka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!