Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ka folur sot rreth mundësisë së shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme.
Duke iu përgjigjur interesimit të mediave në një konferencë për media pas takimit me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta në Tiranë, Vjosa Osmani ka shprehur bindjen se kreu i LDK-së nuk dëshiron që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
Ajo ka thënë se për fajin e tij u krijuan sfida në institucionet e vendit, me të cilat tashmë po i duhet të ballafaqohet.
Lidhur me këtë, në një përgjigje për klankosova, Mustafa komentoi deklaratat e Osmanit e cila gjendet për një vizitë treditore në Tiranë.
“Të lumtë ne për ushtrues detyrën e Presidentes! Ha-ha-ha”, është shprehur Mustafa.
Osmani në konferencë u shpreh për mbajtjen së më të shpejtë të zgjedhjeve të parakohshme, duke aluduar se kjo do të jetë pozitive edhe për iniciativën e saj politike, themelimin e së cilës e kishte paralajmëruar më herët, pas largimit nga LDK për shkak të qëndrimeve të kundërta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.