Kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka thënë se gjatë kësaj jave do të takohet me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti, për të diskutuar për veprimet për rrëzimin e qeverisë.
Në një status në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se do të diskutohen veprimet e përbashkëta që do të merren për përmbysjen e koalicionit PAN, shkruan Reporteri.net
Mustafa ka njoftuar se fillimisht gjatë javë do të takohet me Kurtin pastaj edhe me kreun e PSD-së Shpend Ahmetin.
Ndërkaq javën e kaluar, LDK-ja kishte dorëzuar nënshkrimet e tyre për rrëzimin e qeverisë, dhe deklaruan se janë të hapur për të gjitha partitë që dëshirojnë t’i bashkohen, pa marrë parasysh etninë të cilën e përfaqësojnë partitë politike, duke përfshirë këtu edhe Listën Srpska.
Postimi i tij i plotë:
Miq të nderuar,
Gjatë kësaj jave do të takohemi me Kryetarin e Lëvisjes Vetëvendosje, z. Kurti për të bashkërenditur veprimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale dhe përmbysjen e Koalicionit PAN. Po ashtu, gjatë javës, do të ftoj edhe Kryetarin e PSD-së, z. Ahmeti të diskutojmë dhe të merremi vesh për veprime të përbashkëta. IM