×
  • Lajme
  • Lajme / Energjetika

    Mustafa: “Kosova B” kompet jashtë sistemit, blloku B1 ka rënë prej funksionit para pak minutash

    Reporteri
    24 Qershor 2025 | 22:21

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se blloku B1 i Termocentralit Kosova B, ka rënë jashtë funksionit para pak minutash, kur ende s’janë bërë as 24 orë prej rifunksionalizimit të tij, shkruan Reporteri.net.

    Mustafa ka thënë se meqë edhe blloku B2 është në remond, Kosova B është komplet jashtë sistemit.

    “Pasi kanë rënë të gjitha blloqet një pas një të Kosovës A, po punon veq Blloku A5. Krejt Kosova ka mbetë në një bllok! E pjesa tjetër e energjisë? Po blehet nga jashtë, natyrisht, me çmime marramendëse.  Xhepat e funksionarëve të VV trash e ma trash”, ka shkruar Mustafa./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!