×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Kurti e konsideron veten sundimtar

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 21:55

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Agim Veliu ka qenë në të gjitha takimet present me LVV gjatë negociatave.


    Mustafa ka thënë në Rubikon se asnjëherë Veliu nuk ka qenë kundër marrëveshjes me LVV.

    “Në delegacionet tona që kam kryesuar unë nga LDK-ja dhe VV-ja, nga Kurti, ka qenë në të gjitha takimet prezent Agim Veliu, Vjosa Osmani, Avdullah Hoti. Nuk ka ardhur Veliu aty që të prish punë, por që të gjejmë zgjidhje. Veliu nuk do të ishte aty po të mos ishte për atë koalicion, atë se kemi pru aty që të ulet dhe të prish punë. Marrëveshjen e kemi arritur me pajtimin e të gjithëve, asnjëri prej nesh nuk ka qenë kundër nesh. Ka pasur paragjykime që të vjetrit janë kundër marrëveshjes dhe të rinjtë për. Nuk mund të themi që ai ka qenë gjithmonë kundër. Shkarkimi është episode krejtësisht tjetër jasht asaj që ne kemi pasur gjatë marrëveshjes”, ka thënë ai.

    Mustafa ka folur edhe për shkarkimin e dy ish-ministrave nga LDK-ja.

    Ai tha se të dy janë larguar pa arsyeje nga Kurti.

    “Unë e kam marrë vesh, e kemi lexuar në portale, nuk më ka thirr kryeministri as nuk e konsideruar të nevojshme dhe të arrijmë pajtimin ashtu siç është e shkruar në marrëveshje, kjo flet për një shkarkim arbitrar. Askush nuk vepron në mënyrë të tillë. Me këtë ka lënë hapësirë të kuptoj se unë bëj punë dhe nuk lë hapësirë më për diskutim.

    Edhe Hotin e ka shkarkuar ashtu, pa arsyeje e ka larguar.

    Kryeministri nuk është Qeveria. Velit ka pasur të drejtë që ta thotë mendimin e tij, por ai e ka thënë ashtu që Kuvendi, deputetët mund ta vendosin e jo në duart e Velit ose të zv/kryeministrit Abazi. Nëse Kurti e ndjen vetën si sundimtar, kryeministër absulut kjo është çështje karakteri e sistemit të lidershipit të tij që është në kundërshtim me rendin kushtetues”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!