Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka folur edhe një herë për dështimin e koalicionit qeverisës në mes të partisë që ai drejton dhe VV-së. Thotë se arsye e mosfunksionimit të qeverisë me në krye Albin Kurtin, nuk ishte Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe.
Mustafa se qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti, jo vetëm që ka shtendosur marrëdhëniet SHBA-Kosovë por edhe i ka rivendosur ato.
Thotë se i pari i VV-së nuk ishte i gatshëm të shkonte në Uashington për dialog.
“Totalisht nuk është e saktë deklarata se koalicioni me VV-në është rrëzuar për shkak të Asociacionit”, tha Mustafa për televizionin publik të Kosovës.
“Nëse u rikthehemi deklaratave të Kurtit, z Kurti gjithmonë ka preferuar që ai të dialogojë me BE-në por nuk ka treguar gatishmëri që të dialogojë me SHBA’në dhe të shkojë në Washington për të dialoguar’, shtoi Mustafa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.