Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Besian Mustafa, ka thënë se nga seanca e djeshme u kuptua se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat as për Kryeparlamentarin e as për zgjedhjen e Qeverisë.
Sipas Mustafës, VV i ka vetëm 52 vota, që dje nuk i mjaftuan as ta kalojë raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve nuk mori votat e mjaftueshme të deputetëve, shkruan Reporteri.net.
“Mbi të gjitha dje kuptoi gjithë Kosova se VV i ka vetëm 52 vota që s’mjaftojnë as për aprovimin e një raporti 1 faqe, lere më të aprovojë kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit, e aq më pak kryeministrin dhe ministrat e Qeverisë. 52 nuk janë 61”, ka shkruar Mustafa.
Seanca konstituive e Kuvendit ka dështuar dje, pasi raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve nuk mori votat e mjaftueshme të deputetëve.
Në këto rrethana dhe pas konsultimit të partive, Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu punimet dhe deklaroi se do t’i drejtohen Presidentes Vjosa Osmani, se si të veprohet më tutje.
Deri tani, në adresë të Osmanit nuk ka shkuar asnjë letër.
Në këtë seancë duhej që deputetët, pas miratimit të raportit, të bënin betimin dhe të zgjidhinin kryetarin dhe nënkryetarët./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.