Kryetari i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Isa Mustafa, ka thirrur në takim nënkryetarët e kësaj partie.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se ky takim i Mustafës me nënkryetarët e LDK-së është takim i rregullt.
“Ai është kryetar partie, i thërret në takime për çdo ditë. Takohet me nënkryetarët, më kryetarë degësh. Është takim i rregullt si takimet tjera që i ka. Javën e kaluar po ashtu ka pasur këso takime, dhe thuajse janë nga dy a tri takime në javë”, ka thënë ai.
Zgjedhjet për të parin e LDK-së pritet të mbahen të shtunën më 3 gusht.
Ende nuk janë bërë publike kandidaturat, ndonëse sipas informatave po lakohen emrat e pesë kandidatëve si: Isa Mustafa, Lutfi Haziri, Agim Veliu, Fatmir Sejdiu, Vjosa Osmani.
Ndërkohë pritet që në muajt në vazhdim të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosovë.
Kjo pasi që kryeministri Ramush Haradinaj tanimë ka dhënë dorëheqje, për shkak të siç ka thënë Haradinaj “një ftese nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.