Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm ku do të flasin për koalicionin e mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ky njoftim i LDK-së nënkupton se gjatë ditës së sotme vështirë se mund të ketë ndonjë takim mes Albin Kurtit e Isa Mustafës, shkruan Reporteri.net.
Në këtë mbledhje do të diskutohet për ecurinë e bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje për koalicionin e mundshëm pas zgjedhor, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.
Kujtojmë se gjatë javës Isa Mustafa takoi kryetarët e Degëve dhe pasi përfundoi kjo mbledhje tha se për takimin e radhës me Kurtin vendosin personalisht ata dy. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.