Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka bërë thirrje për mobilizim të plotë të mbështetësve të partisë në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Detyra juaj është që të bindni edhe një person tjetër që këtë të diele ta votojë për LDK-në. Ne kemi nevojë që ju të punoni me gjithë fuqinë tuajkëtë javë.” – deklaroi Mustafa gjatë një konference per media.
Mustafa i ka inkurajuar përkrahësit e LDK-së që të angazhohen aktivisht në ditët e fundit të fushatës, duke i kërkuar atyre të bindin të paktën një person tjetër për të votuar për LDK-në ditën e zgjedhjeve.
“Flisni me të gjithë që njihni, të rrethit tuaj të ngushtë e të gjerë dhe shpjegoni atyre pse LDK është alternativa e vetme për një të ardhme më të ndritur për Kosovën. Dhe këtë të diele, me 9 shkurt, ju duhet të siguroheni që gjithsecili të dalin dhe të votojnë për LDK-në. Nëse secili prej jush, mbështetësit tanë, sillni edhe një shok apo familjar më shumë për ta votuar LDK-në, ne do t’i fitojmë këto zgjedhje.” – tha Mustafa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.