×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa ngushëllon Veselin: Humbja e prindit edhe më e rëndë kur nuk gjindesh afër

    Reporteri
    07 Janar 2022 | 16:50

    Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, ka ngushëlluar ish-kreun e Partisë Demokratike Kadri Veseli, me rastin e vdekjes së nënës së tij, shkruan Reporteri.net.

    “E prita me dhimbje të thellë lajmin për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli. Humbja e prindit, është një moment shumë i rëndë, e veçmas kur nuk ke mundësi të gjendesh afër. Prandaj në këtë dhembje të madhe i shpreh ngushllime z. Kadri Veseli, familjarëve dhe miqëve të kësaj familje të respektuar”, shkroi Mustafa në Facebook.

    Ajshe Veseli, nëna e Kadri Veselit, ka vdekur sot në moshën 93-vjeçare.

    Muaj më parë Veselit i vdiq edhe babai. Fazli Veseli vdiq më 7 korrik të vitit të kaluar.

    A do t’i lejohet Kadri Veselit të marrë pjesë në funeralin e nënës së tij, flasin nga Dhomat e Specializuara

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!