×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa nuk e çan kokën për deklaratat e Kurtit: Nuk i komentoj

    Reporteri
    19 Dhjetor 2019 | 9:07

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot në mëngjes ka pritur në takim dy anëtarët e Bundestagut, Peter Beyer dhe Christian Schmidt, të cilët kanë ardhur në kohën kur partia e tij dhe ajo e Vetëvendosjes nuk po mund të gjejnë pajtim për arritjen e koalicionit.


    Mustafa para se të hyjë në këtë takim ka thënë se nuk ka çka të komentojë për deklaratat e mbrëmshme të kreut të VV-së, Albin Kurti, që për deklaratat e Mustafës pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së tha se “nuk dëgjoi asgjë të re” nga ato.

    “Nuk kam koment për deklaratat e mbrëmshme të VV-së”, tha Mustafa.

    Dy gjermanët pas takimit me Mustafën në zyrat e LDK-së do të shkojnë edhe në VV për t’u takuar me Kurtin.

    Kujtojmë se Mustafa tha se është duke pritur ftesë nga Albin Kurti për të mbajtur takimin e radhës në përpjekje për finalizim të marrëveshjes politike për bashkëqeverisjeje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!