×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Nuk është e natyrshme të jesh me LDK dhe kundër vendimeve të saj, kjo duhet marrë fund

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 22:01

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një mesazhi drejtuar strukturave të partisë ka thënë se partia e tij dhe Kryesia nuk e ka zgjedhur kohën e Coronavirusit për të proceduar mocionin e votëbesimit, por e zgjodhi kryeministri Albin Kurti sipas tij me sjelljet dhe veprimet e tij arbitrare dhe me shkeljen e Marrëveshjes qeverisëse.


    Mustafa i ka dërguar një mesazh kryekuvendares Vjosa Osmani, duke thënë se “nuk është e natyrshme që dikush të jetë me LDK-në dhe kundër vendimeve të LDK-së. Kjo sjellje duhet të merr fund”.

    Letra e Mustafës dërguar strukturave të partisë:

    Të nderuar, bashkangjitur gjeni një mesazh nga Kryetari Mustafa

    Të nderuar anëtarë të Kryesisë, deputetë dhe kryetarë të degëve

    LDK ka proceduar me mocion votëbesimi ndaj Qeverisë Kurti.

    LDK dhe Kryesia e saj nuk e ka zgjedhur kohën e Coronavirusit për të hapur këtë proces, por e zgjodhi Kryeministri Kurti me sjelljet dhe veprimet e tij arbitrare dhe me shkeljen e Marrëveshjes qeverisëse.
    Njerëzit e LDK-së pritet ta duan dhe ta respektojnë LDK-në.

    LDK nuk ka dy zgjidhje, Thaçin apo Kurtin, siç po shprehen disa. Por e kanë një zgjidhje. E kanë vetëm LDK-në dhe Kosovën.

    LDK nuk mburret që është unike vetëm kur ndanë pozita, por edhe kur sfidohet, pra kur duhet të solidarizihet me veprimtarët e saj që padrejtësisht atakohen, shpallen tradhëtar dhe etiketohen nga ata që shpresuam se do të qeverisim bashk.

    Prandaj unë ju apeloj që ju që e duani LDK-në të jeni me LDK-në dhe me vendimet e saj.

    Nuk është e natyrshne që dikush të jetë me LDK-në dhe kundër vendimeve të LDK-së. Kjo sjellje duhet të merr fund.

    Me respekt
    Kryetari i LDK-së
    Isa Mustafa

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!