Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk ka pritur njohje reciproke nga takimi në Shtëpi të Bardhë ku u arrit Marrëveshja e Washingtonit.
“Nuk kam pritur që në Uashington do të marrim njohjen reciproke”, ka thënë ai.
“E di që ky është një proces më i gjatë dhe më i përpunuar pasi duhet të dimë çfarë do të vijë para marrëveshjes për njohje dhe çfarë pas. Në përgjithësi mendoj se marrëveshja është e mirë edhe në fushën e investimeve.“, shtoi ai në Pressing.
“Edhe ndërtimi i rrugëve është një qëndrim i joni të cilin e kemi pasur edhe më parë. Kjo vjen nga Procesi i Berlinit dhe kur të aderojmë në Bashkimin Evropian mund të kemi infrastrukturën e barabartë me vendet anëtare”, përfundoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.