Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur rreth konstituimit të Kuvendit, ku Glauk Konjfuca nga Vetëvendosje u zgjodh kryetar i Kuvendit.
Mustafa ka thënë se propozimi i Konjufcës për kryetar të Kuvendit ishte veprim i njëanshëm, për të cilin LDK-ja nuk ka pasur asnjë informatë, shkruan Reporteri.net.
Ai ka folur edhe për postin e presidentit i cili u bë mollë sherri mes këtyre dy partive, e që ndër të tjera çoi edhe në dështimin e marrëveshjes. Mustafa ka thënë se propozimi që LDK-së ti takonte posti i presidentit ishte dhënë fillimisht nga Vetëvendosje gjatë kërkesave për koalicion parazgjedhor.
Mustafa thotë se atë kohë, LDK vendosi që ta refuzojë këtë marrëveshje.
“Ai pat qenë si propozim që u pat dhënë fillimisht nga LVV për koalicionin parazgjedhor. Ka qenë propozim burimor i Vetëvendosjes. Kanë pritur që tu japim përgjigje, ne nuk u dhamë. Pas zgjedhjeve, jemi ulur kemi biseduar edhe për presidentin dhe çështjet e tjera. Ai që e ka kryeministrin nuk duhet ta ketë edhe presidentin sepse bëhet një monopol i fuqisë politik”, ka thënë ndër të tjera Mustafa. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.