Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, në Argument Plus ka folur rreth situatës aktuale politike. Ai ka thënë se po presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se LDK është e bindur që s’ka bërë shkelje.
Ai ka komentuar edhe deklaratën të ministrit në detytë të Financave, që papunësia është zbutur në kohë pandemie.
“Ministri Bislimi do ta fitonte çmimin Nobel nëse do të mund ta shtjellonte dhe ta arsyetojë këtë teori ekonomike. S’ka ndodhë askund e as s’mund të ndodhë as tek ne.
Iu kanë përzi telat e zotit Bislimi. Prej që e njoh dhe në bisedat për koalicion, ai gjithmonë u ardhë me disa të dhana dhe është mundu ta ngris lartë VV-në dhe vetveten”, ka thënë Mustafa.
Ai shtoi tutje se kjo është bërë për përfitim politik, por që është e gabueshme.
“Një konstatim të tillë askush s’ja pranon. Mendoj që edhe ai vet duhet të tërhiqet nga teorema e tij”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.