×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa përkujton Tahir Zemajn: Ishte figurë kyçe në Forcat e Ministrisë së Mbrojtjes

    Reporteri
    04 Janar 2020 | 14:37

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar Tahir Zemajn në 17-vjetorin e vrasjes duke thënë se ai ishte figurë kyçe në Forcat e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës të themeluara nga Qeveria me miratimin e Presidentit Ibrahim Rugova.


    “Sot përkujtojmë me respekt të veçantë jetën dhe veprën e Heroit të Kosovës, Tahir Zemaj, ushtarakut dhe udhëheqësit të dalluar në luftën e Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci. Tahiri u dekorua me ‘Medaljen e Artë të Nënës Terezë’ nga Presidenti Historik Ibrahim Rugova, ‘Heroi i Kosovës’ nga Presidenti Sejdiu dhe ‘Nderi i Kombit’ nga Presidenti Nishani. Tahiri ishte figurë kyçe në Forcat e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, të themeluara nga Qeveria që vepronte në emigrim, me miratimin e Presidentit Historik Ibrahim Rugova”, ka thënë kryetari i LDK-së

    Mustafa poashtu ka thënë se sot e përkujtojmë Tahir Zemajn me veprat dhe fitoret ushtarake gjatë luftës.

    “Tahiri bashkëpunoi ngushtë me Ahmet Krasniqin, Ministër i parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe bashkërenditi aktivitetet ushtarake së bashku me Sali Çekajn. Sot përkujtomë veprat dhe fitoret ushtarake më të dalluara të Tahirit si ajo e Loxhës, Llukës, Junikut, lugut të Baranit dhe shpëtimit banorëve nga masakra e përgatitur në rrethimin e Isniqit në 1998”, ka thënë Mustafa

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!