Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, tha se qeveria dhe partia në pushtet kanë refuzuar çdo opsion të mundshëm që u del në ndihmë qytetarëve të Kosovës.
Sipas tij, ata nuk kanë dhënë asnjë opsion se çka do të bëjnë për t’i përkrahur qytetarët e Kosovës.
“Nëse qytetari e shikon sot në televizion seancën parlamentare, e ke të qartë që qeveria dhe partia në pushtet kanë refuzuar çdo opsion të mundshëm për t’u dalë në krahë qytetarëve të Kosovës, por nuk kanë dhënë asnjë opsion se çka do të bëjnë për t’i përkrahur qytetarët e Kosovës”, u shpreh Mustafa në T7.
Ai tha se është e mirëseadhur çdo masë që përkrah qytetarët, ndërsa u shpreh që ministri apo kushdo tjetër jeton në iluzione nëse mendon se me nga 10 euro shtesa për fëmijë, zgjidhen të gjitha problemet financiare.
“Nëse beson ministri i financave apo qeveria e tanishme që me nga 10 euro shtesë për disa prej fëmijëve do të zgjidhin të gjitha problemet financiare të këtij vendi, që kanë rezultuar nga kriza globale ekonomike dhe financiare, besoj që jeton në iluzione”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.