×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa sfidon Osmanin: Vet-shitesh juriste e fortë, na trego çfarë thotë neni 7 i propozimit franko-gjerman

    Reporteri
    28 Shkurt 2023 | 21:15
    Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani. Fotografi nga arkivi.

    Ish-kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka reaguar për propozimin e dakorduar dje nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel.

    Mustafa përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se marrëveshja bazë që është pranuar dje nga Kurti, në pikën 7 parasheh një formë të vet-menaxhimit për serbet në Kosovë, sipas përvojave evropiane.

    Mustafa madje kërkoi nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që të tregojë se a parasheh Kushtetuta e Kosovës të drejta asimetrike për komunitetet, që serbet të kenë të drejta kolektive të vet-menaxhimit, kurse komunitetet e tjera jo?

    “Le të tregojë Presidentja Osmani, që vet-shitet si juriste e fortë se a është kjo në harmoni me Kushtetutën; a parasheh Kushtetuta e Kosovës të drejta asimetrike për komunitetet, që serbet të kenë të drejta kolektive të vet-menaxhimit, kurse komunitetet e tjera jo?

    Menaxhimi përfshin planifikimin, organizimin, personelin, drejtimin (udhëheqjen) dhe kontrollin. Pra kompetenca ekzekutive. Këto i pranoi kryeministri ynë. Asociacioni është diçka tjetër”.

    Postimi i plotë:

    Marrëveshja bazë e pranuar nga Kryeministri Kurti në pikën 7 parasheh një formë të vet-menaxhimit për serbet në Kosovë, sipas përvojave evropiane.

    Le të tregojë Presidentja Osmani, që vet-shitet si juriste e fortë se a është kjo në harmoni me Kushtetutën; a parasheh Kushtetuta e Kosovës të drejta asimetrike për komunitetet, që serbet të kenë të drejta kolektive të vet-menaxhimit, kurse komunitetet e tjera jo?
    Menaxhimi përfshin planifikimin, organizimin, personelin, drejtimin (udhëheqjen) dhe kontrollin. Pra kompetenca ekzekutive. Këto i pranoi kryeministri ynë. Asociacioni është diçka tjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!