Kryetari në largim i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa është deklaruar pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie ku u vendos për 14 marsin si dita kur do të zgjedhet kryetari i ri i kësaj partie, shkruan Reporteri.net.
Teksa u pyet se a ka favoritë për kryetar të LDK’së. Ai tha se nuk ka favorit për kryetar të partisë që e drejtoi për shumë vite.
“S’ka favorit”, tha shkurtimisht ai para gazetarëve.
Ndryshe, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, është parë tek zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasditen e së enjtes.
Pak kohë para se të fillonte mbledhja e kryesisë së LDK-së, Abbott kishte qëndruar në zyrat e kësaj partie.
Abbott përmes një postimi në Facebook, njoftoi se në LDK, ka takuar kryetarin në dorëheqje, Isa Mustafën dhe nënkryetarin në dorëheqje të LDK-së, Lutfi Hazirin.
Ai tha se kanë diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve dhe perspektivat e LDK-së.
“Këtë pasdite takova Isa Mustafën dhe Lutfi Hazirin. Diskutuam rezultatet e zgjedhjeve dhe perspektivat e ardhshme të LDK-së.”, shkroi shkurt Abbott.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.