Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka marrë përkrahjen për Qeverinë Hoti edhe nga forumi i gruas në Lidhjen Demokratike, që udhëhiqet nga deputetja, Lirije Kajtazi.
Kështu ka bërë të ditur Mustafa në Facebook. Ai ka shkruar se Forumi i Gruas në LDK e përkrah plotësisht Qeverinë Hoti dhe forcimin e rrugës evropiane dhe euroatlantike.
“Me ftesë të zonjës Lirije Kajtazi, Kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së dhe deputete e Kuvendit të Kosovës, sot kishim një takim shumë përmbajtësorë me veprimtaret e këtij Forumi. Roli i gruas ka qenë vendimtar në të gjitha fazat e shtetndërtimit tonë”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.