×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa takon kongresmenin amerikan, tregon çfarë biseduan

    Reporteri
    13 Maj 2019 | 16:33

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë ditës ka takuar kongresmenin amerikan Randy Hultgren të cilin e ka njoftuar për qëndrimet e LDK-së karshi zhvillimeve të fundit dhe interesave të vendit.


    Temë qendrore e takimit ishte bashkëpunimi ekonomik, veçanërisht në nivel të sektorit privat, mes SHBA-ve dhe Kosovës.

    Kryetari Mustafa ka falënderuar Hultgren për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Amerika Kosovës në fushat e ekonomisë, arsimit, ushtrisë, sigurisë, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për shtet-ndërtim.

    Ndërsa kongresmeni Hultgren ka shprehur vullnetin e SHBA-ve për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin historik mes dy shteteve.

    Tutje në komunikatë thuhet se Hulgren ka përgëzuar rolin konstruktiv të LDK-së në të gjitha proceset shtetformuese në Kosovë këto tri dekadat e fundit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!