×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa thirrje diasporës kosovare: Votoni kandidatët e partive popullore në zgjedhjet për PE

    Reporteri
    23 Maj 2019 | 19:35

    Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa, i’u është drejtuar diasporës së Kosovës në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

    Mustafa me këtë rast i’u ka bërë thirrje atyre që të marrin masovikisht pjesë në këto zgjedhje, dhe t’i përkrahin kandidatët e partive popullore evropiane, pjesë e së cilës është edhe LDK.

    Postimi i plotë i Mustafës:

    Të nderuar bashkëatdhetarë/e,

    Nga sot fillojnë zgjedhjet në Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian është objektivi ynë!

    Lidhja Demokratike e Kosovës punon fuqimisht në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit mes vendit tonë dhe Bashkimit Evropian. Në këtë frymë, LDK është anëtare dhe bashkëpuntore serioze e Partive Popullore Evropiane.

    Popullizmi është një kërcënim serioz për të gjithë ne. Partitë Popullore Evropiane kanë nominuar z. Manfred Webber, për udhëheqës të Komisionit Evropian, një mik të LDK-së dhe Kosovës. Z. Weber dhe të gjithë kandidatëve të EPP në këto zgjedhje, ju urojmë suksese dhe fitore.

    Bashkëatdhetarë/e të nderuar/a, kësaj rradhe është më se e nevojshme që të votoni. Të votoni për kandidatët e Partive Evropiane Popullore, për një Evropë më të fortë dhe për një Evropë të arsyeshme dhe jo populliste.

    Ndërsa mikut tim, z. Daul, Kryetarit të PPE-së si dhe z. Webber, si udheheqës të kesaj fushate, ju uroj suksese në këto zgjedhje të rëndësishme për Bashkimin Evropian!
    Suksese!
    IM

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!