×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Uroj që solidariteti dhe mirëkuptimi të zotërojnë në familjet tona

    Reporteri
    04 Qershor 2019 | 8:09

    Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar festën e Fiter Bajramit.


    Përmes këtij urimi, Mustafa ka thënë se festat e tilla forcojnë besimin në vlera të larta njerëzore të dashurisë, sakrificës, faljes dhe solidaritetit.

    Ai tutje ka thënë këto festa dëshmojnë dhe forcojnë unitetin qytetar dhe tolerancën ndërfetare në Kosovë.

    Urimi i tij i plotë:

    Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, urime Festa e Fitër Bajramit.

    Në përfundim të muajit të shenjtë të Ramazanit, pas një muaji agjërimi, le të pranohen të gjitha lutjet e besimtarëve myslimanë. Uroj që solidariteti dhe mirëkuptimi të zotërojnë në familjet tona.

    Festat e tilla forcojnë besimin në vlera të larta njerëzore të dashurisë, sakrificës, faljes dhe solidaritetit. Poashtu, dëshmojnë dhe forcojnë unitetin qytetar dhe tolerancën ndërfetare në Republikën e Kosovës.

    Paqe dhe gëzime në familjet e juaja. Urime!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!