Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi ky i fundit tha se ekziston mundësia e eskalimit të konfliktit mes shtetit të tij dhe Kosovës, sikurse në Karabakh mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Ish-kryeministri Mustafa gjatë një interviste tha se ai nuk guxon t’i afrohet kufirit me Kosovën.
“Vuçiq po krekoset, ai nuk guxon t’i afrohet kufirit me Kosovën”, ka thënë Mustafa në RTV21.
“Ne kemi forcat paqeruajtëse të KFOR-it që kujdesen për paqen dhe stabilitetin në vend. Këtë fjalim të Vuçiqit e kuptoj si një lloj presioni që të pranojmë një zgjidhje që nuk do të ishte e favorshme për Kosovën. Por ne nuk do të pranojmë asnjëherë një zgjidhje që nuk i përgjigjet Kosovës. Ne kemi aleatët tonë. SHBA-ja dhe BE-ja garantojnë paqen”, tha tutje ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.