×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafës nisin t’i vijnë fjalët: Po mundohemi të arrijmë marrëveshje

    Reporteri
    09 Janar 2020 | 15:25

    Në Kuvend të Kosovës kanë arritur përfaqësuesit e LDK-së, të udhëhequr nga kreu i partisë, Isa Mustafa. Për pak minuta pritet që të nisë takimi me krerët e Lëvizjes Vetëvendosje


    Para se të hynte në Kuvend, Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarët e partisë, Vjosa Osmani e Agim Veliu ka folur shkurtimisht para mediave.

    Ai ka thënë se janë duke u munduar që të arrijnë marrëveshjen.

    “Po mundohemi me arritë marrëveshjen”, raportohet të ketë thënë Mustafa.

    Ndërkohë, në LVV ka mbajtur një mbledhje mes Albin Kurtit me grupin punues, e cila sapo ka përfunduar dhe Kurti është nisur drejt kuvendit.

    Takimi Kurti-Mustafa pritet që të nisë në ora 15:30.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!