×
  • Lajme
  • Lajme

    Myftiu i Kosovës uron Ipeshkvinë me rastin e Kërshëndellave

    Reporteri
    24 Dhjetor 2019 | 10:46

    Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i ka dërguar ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji, telegram urimi me anë të së cilit të gjithë të krishterëve u uron shëndet, mbarësi dhe lumturi.


    “Kërshëndella është moment i veçantë që simbolizon e përkujton lindjen, jetën e mbarësinë. Po ashtu kjo festë përçon në mënyrën më të mirë mesazhin për ndërtimin e shoqërisë së shëndoshë e humane”, thuhet në urimin e Tërnavës.

    Sipas Tërnavës festat fetare në Kosovë gjithnjë kanë qenë momente që kanë bashkuar në të mirë, ku nga to kanë mësuar e kultivuar tolerancën, harmoninë, ndërgjegjësimin për paqen, respektin dhe dashurinë për tjetrin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!