Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava ka qëndruar sot për vizitë te familja e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Skënderajt, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Lajmin e ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës, përmes disa fotografive në faqen zyrtare.
Sipas njoftimit të BIK, Tërnava është pritur nga Haxhi Thaçi, babai i Presidentit Hashim Thaçi i cili aktualisht është në Hagë.
Sipas Tërnavës, ajo me çfarë po përballët presidenti Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë Gjykata Speciale në Hagë është një padrejtësi e madhe që po iu bëhet atyre.
“Ne kemi presidentin, por edhe të tjerët në Hagë, e që është një padrejtësi shumë e madhe që ata gjenden atje. Është djali i juaj dhe edhe unë jam prind, e kuptoj se çka është të mos e kesh për momentin këtu, mirëpo edhe shkuarja atje përgjigja pozitive e asaj ftese ka treguar një burrëri, një gatishmëri që ai të përballet me ato akuza të paqena. Ende pa dal në gjyq historia po i demaskon ato. Është një zgjatje e pakuptueshme e procesit që po ndodhë atje”, citohet të ketë thënë Myftiu Tërnava në familjen Thaçi./Reporteri.net
Njoftimi i plotë i BIK’ut:
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka vizituar sot familjen e Presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Skenderajt, ku u mirëpritë nga Haxhi Thaçi, babai i Presidentit Hashim Thaçi i cili aktualisht është në Hagë.
Fillimisht, Myftiu Tërnava, përgëzoi babin e Presidentit Thaçi për gjendjen e tij të shkëlqyer shëndetësor, duke lutur Zotin që të gjithë ata që gjendën në Hagë të jenë mirë më shëndet dhe të kthehen sa më parë në vendin tonë.
“Më erdhi mirë fillimisht që babai i Presidentit Thaçi ishte jashtëzakonisht mirë me shëndet dhe kjo na gëzon, por edhe lusim Zotin që edhe ata që gjenden në Hagë të jenë mirë me shëndet si dhe sa më shpejt të kthehen në Kosovë, për shkak se vendi ynë ka çdo herë nevojë për çlirimtarët e vendit”, tha ai.
Myftiu Tërnava shtoi se ajo me çfarë po përballët presidenti Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë Gjykata Speciale në Hagë është një padrejtësi e madhe që po iu bëhet atyre.
“Ne kemi presidentin, por edhe të tjerët në Hagë, e që është një padrejtësi shumë e madhe që ata gjenden atje. Është djali i juaj dhe edhe unë jam prind, e kuptoj se çka është të mos e kesh për momentin këtu, mirëpo edhe shkuarja atje përgjigja pozitive e asaj ftese ka treguar një burrëri, një gatishmëri që ai të përballet me ato akuza të paqena. Ende pa dal në gjyq historia po i demaskon ato. Është një zgjatje e pakuptueshme e procesit që po ndodhë atje”, tha Myftiu Tërnava në familjen Thaçi.